Shkroi ofertën për Manifestën dhe punoi 9 muaj me Ramën - kjo është storja e Vesa Sahatçiut - NACIONALE

Shkroi ofertën për Manifestën dhe punoi 9 muaj me Ramën - kjo është storja e Vesa Sahatçiut

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ajo ka qenë personi që ka shkruar propozimin ofertën e Komunës së Prishtinës për Bienalen e Manifestës. Propozimi i saj ka bërë që Manifesta të vendosë që të zgjedhë Prishtinën. Kur ka ardhur Përparim Rama në krye të kryeqytetit është ftuar për t’u bërë drejtoreshë e Kulturës, por pas koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo pozitë i takoi PDK-së dhe jo Ramës së LDK-së.

Ajo qëndroi megjithatë këshilltare e afërt e Ramës për kulturë. Por pa u bërë një vit, ka dhënë dorëheqje. Vesa Sahatçiu ka kryer masters në Teori të Artit Bashkëkohor në Goldsmiths, “University of London” dhe ka punuar për Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe si kolumniste në disa gazeta. Në Podcast Nacionale ajo rrëfen arsyet që quan në brakstisjen e pozitës së saj si këshilltare e Përparim Ramës dhe rrjedhimisht dorëheqjen nga Bordi i Manifestës. A shkoi diçka keq që shtyu të jap dorëheqje? A është Manifesta ajo për çka Vesa ka shkruar ofertën që ta sjellë në Prishtinë? Dëgjojeni podcast bisedën me të:

Lajme të ngjashme