Kryetari i Rinisë së LDK-së tregon karakteristikat e Abdixhikut: Është kryetar cool - NACIONALE

Kryetari i Rinisë së LDK-së tregon karakteristikat e Abdixhikut: Është kryetar cool

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri në intervistë për Nacionale Podcast me gazetarin Vullnet Krasniqi folën për aktivizmin e kontributin e tij në politikë.

Guri foli edhe për marëdhëniet me të rinjtë e partive të tjera në vend, për të cilat tha se janë shumë të mira. Sipas tij të gjitha forumet duhet të punojnë bashkë e të mos ketë urrejtje.

"Unë punoj edhe kam me luftu për me avancu rolin e rinisë në Kosovë, jo veq të LDK-së po edhe rinisë së VV, së AAK-së, rinisë së PDK-së. Ne duhet me u bë bashkë, duhet me qenë ai zinxhiri që këputet, që e këput këtë zinxhirin që e ldih të politikës përçarëse. Ne nuk kemi nevojë me ndjek logjikën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit. Behari nuk më ka faj mua asgjë që kryeministri vet dështon çdo ditë".

Po cilat janë karakteristikat e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut ?

"Unë nuk e kam problem me diskutu me të, se të kupton. Të kutpon se është i ri në moshë. Mundesh me fol për tik-tok, mundesh me fol për inteligjencë artificiale, mundesh me fol për çdo send. Për nga mosha, e për nga mendsia është kryetar cool edhe e ke shumë të lehtë me komuniku me të. Secila ide që vjen prej Forumit të Rinisë, iden nuk e ke sa me prioritet trajtohet prej kryetarit të LDK-së".

Lajme të ngjashme