As kur ta lëshojnë vizën nuk të besojnë, të marrin në pyetje në aeroport - #VisaStory Podcast - NACIONALE

As kur ta lëshojnë vizën nuk të besojnë, të marrin në pyetje në aeroport - #VisaStory Podcast

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Historitë e kosovarëve me pajisje me vizë Shengen janë të llojllojshme. Por shumica nga to janë “hjeka n’veti”. Nacionale ka nisur të publikoj një seri të podcastave të titulluar #VisaStory përmes të cilave, kosovarët po tregojnë historitë e tyre me “ambasadat që maltretojnë”, “agjencitë që përfitojnë” dhe “qytetarë që e pësojnë”.

Storja e radhës është e një kosovareje, e cila punon për komunitetin e saj dhe madje përfaqëson ata. Linda Shahini është tash zyrtare në Komunën e Lipjanit. Ka qenë asambleiste në këtë komunë. Por sfidat e saja për tu pajisur me një vizë gjithmonë e kanë qenë të bezdishme. Megjithatë podcast me të është më i rëndësishëm për të treguar historinë përtej pajisjes me viza. është i rëndësishëm për tu dëgjuar historia e saj, sepse tregon atë që ndodhë me kosovarët edhe kur arrijnë të marrin një vizë.

Linda na rrëfen sesi përkundër faktit që ishte pajisur me vizë, në aeroportet evropiane, viza e saj ishte parë me dyshim.Historia e saj është e rëndësishme sepse tregon sesi kosovarët shihen me dyshim ose trajtohen si qytetarë të kategorisë së dytë.

Lajme të ngjashme