A kishe pasë qef me qenë qese e plastikës, me jetu përjetësisht? - Podcast me Driton Selmanin
Krejt e kemi në shtëpi një qese plot me qese, por për Driton Selmanin, qeset nuk ruhen për ndonjë mundesi tjetër bartjeje, por për t’i shndërruar në vepra arti. Sot ka rreth 500 të tilla. Më të mirat janë përzgjedhur të ekspozohen në Manifesta. Selmani rrëfen në Podcast Nacionale se si rrodhi i gjithë procesi: si u bënë qeset e plastikës vepra arti dhe a ka dashni e romanticitet në qese plastike?