Qeveria blen vota: 55 euro një muaj para zgjedhjeve, 55 më vonë - nëse e votoni Albinin - NACIONALE

Qeveria blen vota: 55 euro një muaj para zgjedhjeve, 55 më vonë - nëse e votoni Albinin

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Nuk ka kurrgjë më perverse, më të ulët, më të pandershme, nuk e di a është edhe joligjore, ka mundësi që edhe është, se me e pa kryeministrin edhe ministrin e Financave, tuj dalë te ky objekti aty (te Qeveria) edhe duke thënë që kemi vendosë me ua rritë pagat shërbyesve civilë.

Këta kanë vendosë me ua rritë pagat. Në bazë të vullnetit të mirë të tyne. Gjeneroziteti i kryeministrit dhe ministrit të Financave, po ua rritë pagat mësuesit, zjarrfikësit, infermierit, infermieres, e pastruesit të shkollës.

Se këta janë të mirë, të butë. Edhe ka thënë Albini: Hekuran, a ua rrisim pagat bre se gjynah, nuk po kanë mjaftueshëm?

Hekurani e ka çelë çantën edhe ka thënë: ani po ua rrisim. Do në janar, do në korrik. Ka 100 euro.

Janë të njëjtit njerëz që kur i rritke Thaçi, bile ai i rritke qind për qind, po edhe kjo nuk iu mjaftojke – me të drejtë – thonin po i rritë pagat për përfitime politike.

Unë e di që këta llogarisin në paditurinë e njerëzve, analfabetizimin e njerëzve.

Unë e di që ka ndoshta edhe prej shërbyesve civilë, që realisht nuk e kanë haberin qysh mbushet ai buxhet edhe kujt duhet me i thënë ata faleminderit kur iu rritet paga.

Qe unë po iu them. Këtu jam te përmendorja e Rugovës, prapa meje është një biznes, është Sach Caffe, këndej rrugës Agim Ramadani janë edhe qindar biznese. Biznes mbas biznesit, krejt këta kanë punëtorë, paguajnë tatime, paguajnë tatim në fitim, lodhen, punojnë edhe mandej me ato tatime, i çojnë në ATK, bëhen tubë edhe ato shpërndahen.

Realisht, Hekurani dhe Albini janë shpërndarës të parave tuaja, tonat, sado që këta po paraqiten pronarë të parave. Paraqiten si Halil Kastrati, kinse i kanë mbledhë paratë, janë të tyre edhe këta kanë vendosë kah me i drejtu ato para.

Realisht, ky është si zjarrfikësi, Hekurani si zjarrfikësi, Albini si punëtor i arsimit dhe realisht janë përfitues të taksave tona, unë e ti, Shelli, Hibbi, Interex, Albi, Devolli, Koha, na, bizneset private që punojmë nga 15 orë ne ditë. Që nganjëherë na vlon truni qysh me i qitë rrogat.

Këta me ato para, i shajnë bizneset, është i njëjti kryeministër që ka dalë dhe ka thënë: njerëzit e ndershëm në Kosovë janë njerëzit e varfër. Kush ka pare në Kosovë, parimisht është i pandershëm – sipas Albinit.

Tash ky i merr paratë e atyre njerëzve ‘të pandershëm’, ua ka pru lakun në fyt, ua ka shtërngu edhe krekoset qysh thonë sikur këndezi dhe del e thotë: ua rrita pagat.

Jo jo, ti i shpërndave pagat.

Manipulone me para tonat, i more paratë tona dhe po i shpërndanë në fushatë elektorale, qysh ka bë ai para teje, bile ai ka dhënë më shumë.

Ky me një 7-80 euro, po do me i ble votat.

Kurrë nuk ka ndodhë kështu.

Tha: në janar, rata e parë e rritjes, një muaj para zgjedhjeve, mandej tha: nëse e votoni, ua rritë në korrik edhe pak. Kështu nuk ka ndodhë kurrë.

Qe katër vjet nuk ka rritë pagë, tash e gjeti me rritë paga për fushatë. Për qëllim ultra politike, hem pak, hem keq.

Kështu nuk ka bë vaki asnjëherë, por po besoj që ju që jeni përfitues të kësaj rritje, i keni hallall, por mos u shitni për 50 euro, mos bini në ndikim të mashtruesve që dalin dhe tregojnë për rritje, sikur ato para janë të tyre.

Lajme të ngjashme