Unë jam optimist për lirimin e Thaçit, qe pse - NACIONALE

Unë jam optimist për lirimin e Thaçit, qe pse

1 orë më parë

nga Berat Buzhala

Për me e dënu dikë duhet ose me pasë prova, ose me pasë vullnet të fortë politik të fuqive të mëdha, para së gjithash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në rastin e Thaçit tashmë nuk është as e para, as e dyta. Vullnet politik për dënimin e tij ka në Serbi dhe në seli të LVV-së.

Nuk po e them këtë gjë veç pse po më konvenon politikisht me e thanë. Figura e dytë më e rëndësishme në këtë subjekt, Donika Gervalla, as nuk e fsheh një gjë të tillë.

Nejse, tashmë LVV as nuk mundet me e dënu, as me e liru, e as Serbia.

Fatkeqësisht, Thaçi dhe i gjithë grupi kanë qenë viktimë e luftërave të brendshme në Amerikë, ku Partia Demokratike e donte me patjetër njollosjen e procesit të dialogut në Kosovë, duke e arrestu Thaçin përmes prokurorit partiak të kësaj partie, Jack Smith.

Tashmë as Partia Demokratike e as Partia Republikane nuk e kanë këtë dëshirë dhe këtë pasion, që Thaçi të dënohet.

Dënimi i Thaçit do të ishte goditje e madhe për çdo gjë që SHBA ka bo në Kosovë dhe rreth Kosovës, përfshi bombardimet e NATO-s.

Prandaj, për këto arsye dhe shumë të tjera, unë nuk shoh arsye politike që Thaçi me u dënu.

Ai tash e gjashtë vjet ishte i izolum, kurse bashkësia ndërkombëtare tashmë është bindë se cili është potenciali i skenës politike aktuale, i udhëhequr nga Kurti.

Kosova me Kurtin në krye është futur në një krizë të pafundme, kurse gjithashtu ka shënu rënie në të gjitha parametrat që flasin për liri, demokraci, media dhe zhvillim ekonomik.

Kemi qenë të parët në rajon, tash jemi në fund, veç Serbia është më poshtë. Këtu po flas me atë çfarë thonë Freedom House dhe Reporterët pa Kufij.

Përveç që nuk ka vullnet politik, për me e dënu Thaçin nuk ka as fakte. Çdo gjë në atë proces ka qenë një farsë, me dëshmitarë dhe dokumente të shpikura nga Serbia.

Shumë i vogël ka qenë numri i dëshmitarëve që vërtet kanë qenë duke kërkuar drejtësi. Ka pasë edhe të tillë, por ka qenë minimal.

Unë jam i bindun që gjatë kësaj vere Hashim Thaçi, ndoshta edhe të gjithë të tjerët, kthehen në Kosovë.

Ky është momenti kur skena politike balancohet. Ky është momenti kur në Kosovë krijohet një bllok i ri dhe i fortë politik.

Lajme të ngjashme