Jam shumë i lumtur me rezultatin pas votave të diasporës, qe pse
5 mandate shtesë ia dha diaspora Albin Kurtit. 5 mandate me surla e tupana. 5 mandate të shekullit të kaluar.
E di. Në dukje të parë kjo po duket si një fitore e re e LVV-së, mirëpo në dukje të dytë kjo fitore artificiale, e sponsorizuar prej njerëzve që nuk jetojnë në Kosovë, ka me u shndërruar në varr për Lëvizjen Vetëvendosje.
LVV për një dekadë ka qenë një lloj strumbullari, kinse, i vlerave socialdemokrate, të qendrës së majtë, me bazë në qytete e posaçërisht në kryeqytet.
Kjo ka marrë fund. LVV tash fatin e saj e ka lidhë ngushtë me të kaluarën, antiprogresin, me surlën e tupanin, me kusiat.
Unë personalisht jam shumë i lumtur me rezultatin, pas votave të diasporës. Kurrgjo nuk e ka frustru më shumë qytetarin e Kosovës, atë që jeton këtu, se sa kjo votë.
Dihet. Kjo pjesë e diasporës që ka votuar, ka votuar me inatin, me xhelozi, me mllef. Ka dashur kinse me na ndëshkuar neve që e kritikojmë Albinin. Ka dashur me na thënë "eh, na vendosim për ju".
Mirëpo, kanë harruar që ky inati i tyre, ka me u shndërruar në karburant për ata që jetojnë në Kosovë. Megjithatë në Kosovë votojnë rreth 800 mijë njerëz. Ata herën tjetër kanë me vendosur për fatin e vendit.
Me votuar 80 për qind për një subjekt politik, siç ndodhi me votën e diasporës, kjo flet shumë për atë mentalitet, për atë logjikë. Kjo është tragjikisht qesharake.
Prandaj, këtë herë LVV i fitoi në Kosovë 299 mijë vota, kurse partitë opozitare i fituan 330 mijë vota. Herën tjetër, partitë opozitare kanë me i fituar mbi 400 mijë vota, kurse LVV rreth 200 mijë vota.
Shqiptarët e Kosovës nuk janë të interesuar me ia deleguar të drejtën e kontrollit të Kosovës, dikujt që në Kosovë vjen si turist.
Le ta marrin Albinin le ta bëjnë kryeministër në Metzingen. Albini e ka humbur shumicën shqiptare që jeton në Kosovë.