Nga Jugosllavia te lufta jonë për liri: Tri pjesët ikonike të dëshmisë së Wes Clark në Speciale
Nuk je terrorist kur lufton për lirinë dhe dinjitetin tënd. Kur lufton në mbrojtje të familjes dhe popullatës tënde. Nga ajo liri që kërkonin patriotët amerikanë gjatë Revolucionit në ShBA, te lufta e UÇK-së e deri te ngjarjet e sotme në Ukrainë, janë shembujt që Wesley Clark i kërkoi Gjykatës Speciale, t’i ketë parasysh dhe t'i këqyrin nganjëherë...
**
Janë tri aspekte, sipas vlerësimit tim, ku gjenerali Wesley Clark, shpërfaqi absurditetin e Gjykatës Speciale.
Nga procesi i deritashëm në Hagë, kemi arritur të kuptojmë se prokurorët dhe gjykatësit, sikur në asnjë moment nuk duan kurrfarë reference historike në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë.
Duke provuar ta gjykojnë UÇK-në, si ndonjëfarë grupi ekstremist/terrorist, fillet e saj, Wesley Clark i shpjegon në dy paragrafe të përmasave historike.
1.”Nëse nuk ishte jugosllav – nuk llogariteshe njeri”
E para, Clark i referohet ish-Jugosllavisë, ku të veç të qenit sllav (jugosllav) “të bënte njeri”.
Në të kundërtën, Clark e përthekon historinë e Kosovës nën Jugosllavi, në mënyrë kaq dramatike po aq edhe precize – si tendencë për t’ia shpjeguar ‘gjykatës torollake’ se ku dhe qysh buronte aparteidi ndaj shqiptarëve.
Clark e përshkruan me rreshtat në vijim, gjatë dëshmisë së tij:
“Dua vetëm të sqaroj se është një pjesë e e një shkalle të të qenit superior që derivon nga Moska, jashtë dhe poshtë, që nëse nuk je me kombësi ruse ose je ‘më pak sllav’, je më poshtë dhe nëse nuk je sllav, nuk je qenie njerëzore. Dhe mendoj se shqiptarët u trajtuan dhe u ndjenë kështu dhe kjo ishte forma se qysh u trajtuan nga këta fqinj serbë. Kjo shkallë e superioritetit etnik ishte imponuar”, tha Clark gjatë dëshmisë së tij, dje më 17 nëntor 2025.
Ai shkoqitë një episod shumë të rëndësishëm të represionit jugosllav ndaj shqiptarëve, kur jep shembullin e manipulimit të konsensusit nga ‘Millosheviqi dhe njerëzit e tij’.
Që nënkupton, se as NATO, e as ndonjë institucion tjetër kredibil nëpër botë, s’mund t’i referohej kurrëfarë statistike jugosllave sepse ishin të manipuluara.
“Ne kurrë nuk kishim statistika relevante të popullatës sepse ato statisitka ishin të motivuara politikisht. Kështu që ne nuk e dinim kurrë nëse kishte 200 mijë serbë, nuk e dinte askush, askush s’na kishte treguar sepse ajo që dinim, nëse jam mirë me kujtesën mirë tani se censusi i fundit ishte në fund të 90-tave. Millosheviqi dhe njerëzit e tij e kishin bërë censusin e popullësisë në mënyrën se qysh donin ta bënin”, thotë Clark në një moment gjatë dëshmisë së tij më 17 nëntor 2025.
2. Këmbëngulja e Speciales për ta ‘sqaruar portretizimin e UÇK-së si terroriste’ – Clark e rrëzon me një fjali
Disa herë gjatë dëshmisë dy ditore në Hagë, Clark u përball me pyetjet se çka mendonte rreth asaj se ky amerikan - e ai amerikan e paska pas konsideruar UÇK-në si terroriste.
Në një moment, Clark e përmbyll përgjigjen me precizitet të madh, në këtë mënyrë:
“Se Gellbard i ishte referuar terroriste Familjes Jashari”, por ‘se amerikanët ia kishin tërhequr vërejtjen që të mos e përsëriste këtë”.
Kjo është pjesë nga dëshmia e Wes Clark, në ditën e dytë dhe të fundit, pra sot më 18 nëntor 2025.
3. Krejt historia e botës në luftën e saj për liri - në fjalën e fundit të Clark-ut
Kur u përshëndetën me gjeneralin Clark, e falënderuan që ishte aty, ai iu kërkoi edhe dy minuta kohë.
Fillimisht, gjykata e kundërshtoi, duke i thënë se nëse do ia jepnin këtë kohë, nuk do të mund t’i ndërhynin me pyetje, por Clark iu tha se as që kishte nevojë t’i bënin pyetje dhe vazhdoi gati pa i pyetur:
(Fjala e fundit e Clark në Speciale)
“Përmenda Revolucionin amerikan disa herë, jemi në një epokë aktualisht ku ka forca të mëdha që përpiqen të ndikojnë qeveritë e ndryshme që prej Luftës së Dytë Botërore jemi përpjekur të kemi një sistem ndërkombëtar bazuar në rregulla, që ka funksionuar deri në një masë por jo tërësisht dhe pas rënies së Murit të Berlinit dhe hapjes së Europës Lindore u shpërbë Jugosllavia.
Njerëzit në Jugosllai kërkuan të njëjtat liri sikurse Perëndimi.
Sigurisht kjo ka filluar që me Monarkinë e Habsurgëve dhe sovjetikëve dhe kemi një situatë aktalisht në Ukrainë.
Dhe çështja në këtë gjyq, nuk dua të tingëlloj sikur nuk e respektoj dikë ose proceset gjyqësorë sepse proceset gjyqësore janë të rëndësishme.
Por, kur kalohet vija diku, në kuptimin e rendit dhe ligjit VS të qëndruarit në kuptimin e kërkimit të të drejtave tua njerëzore, si njeri, dhe kjo vijë u kundërshtua nga UÇK diku në fillim të 99-tës, ata thjesht kundërshtuan represionin serb dhe bënë më të mirën t’i rezistonin kësaj.
Dhe në këtë kuptim, ata nuk janë terroristë, përkundër faktit që kur unë takova disa gjeneralë serbë, ata thanë se ata ishin terroristë.
Ata nuk janë terroristë. Ata po luftonin kundër një regjimi që ishte jolegal, që duhej të zëvendësohej.
Sot po ndodh situata e njëjtë në Ukrainë, dhe po vazhdon.
Dhe kjo, besoj unë se është një sfidë e jashtëzakonshme në jurisprudencë.
Dhe ja ku i keni njerëzit që po luftojnë për lirinë e tyre.
Dhe kështu, disi, ligjet dhe procedurat e shoqërive të civilizuara duhet të akomodojnë nevojat e njerëzve për lirinë personale, çlirimin dhe dinjitetin.
Ky Revolucion ka filluar në ShBA dhe për këtë, iu referova dhjetëra herë. Dhe ata patriotë amerikanë më 1775, 1774 poashtu konsideroheshin terroristë nga britanikët që sot janë aleatë të Amerikës.
Dhe më pas, Amerika u bë një vend i madh.
Pra, duhet ta kemi parasysh të shkuarën, ta shikojmë se çka po ndodh në Ukrainë. Mbase do të ketë procese të ngjashme edhe në Ukrainë por duhet të kihen parasysh rrethanat e aspekteve penale dhe se rrethanat strategjike, ndonjëherë shkojnë përtej mundësive të një individi të vetëm.
Faleminderit që më dhatë mundësinë ta shpjegoja.
Kjo është pikpamja ime dhe mënyra se qysh e kam parë këtë gjykim.
Dhe i qëndroj bindjes time se Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në kuptimin e akteve individuale të dhunës”.