Mos u dorëzoni sepse veç pesë vjet kanë kaluar nga fillimi i revolucionit - NACIONALE

Mos u dorëzoni sepse veç pesë vjet kanë kaluar nga fillimi i revolucionit

9 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Nëse keni mendu që revolucioni kushton lirë, që revolucioni ose ndryshimet e mëdha radikale politike, janë procese që kryhen kështu, e keni pasë gabim. Po të ishte ashtu, do ta kryenin edhe popujt tjerë, gjermanët, anglezët, e kishin bë çdo 10-15 vjet nga një revolucion shtetëror, por ata nuk janë të fortë sa ne.

Prandaj, mbahuni burra. Ne vetëm sa kemi filluar revolicionin, qe pesë apo gjashtë vjet.

Ende po kalojmë nëpër vështirësi por mos u dorëzoni. I paguajmë çmimet pak më të larta, por dinjitetin e kemi më të fortë. E paguajmë rrymën më shtrenjtë, por e dimë pse po e bëjmë këtë, e bëjmë për një kauzë dhe të mirë të përbashkët, që në fund, të jetojmë të gjithë të barabartë dhe në mirëqenie.

Pasuria do të jetë e të gjithëve; do të shkojmë në shitore me kupona, dhe do të marrim krejt barabartë.

Prandaj, burra e gra mos u dorëzoni. Kanë kaluar vetëm pesë vite, në kontekstin historik këto pesë vite nuk janë kurrgjë.

Kush e mban mend çka ka ndodhë prej 1574 deri më 1579, kurrgjo. Por ndryshimi ka reperkusione epokale.

Kjo çka po bëjmë në Kosovë sot, më vonë e shohim ne këtë.

Kam shku në Shqipëri në shkurt, u ktheva në Kosovë në maj. Prej atëherë, ishin rritë krejt çmimet. Është shtrenjtu buka, bureku.

Ani, qysh po iu duket? A jeni ende aq të fortë sa më 14 shkurt 2021, a jeni aq kokëfortë për një ndryshim sistemik, për një ndryshim rrënjësor shoqëror, që t’i shkojmë prapa zotit Kurti dhe vizionit të tij, me supozimin që ky ka vision.

Krejt bota është futë në një proces të ndryshimit të madh, vetëm ne jemi në vakum.

Ai që deri dje konsiderohej terrorist dhe për të cilin Amerika e ka pasë një çmim për kokën e tij prej 10 milionë, dje e takoi Trumpi.

Vetëm ne e kemi një vakum 15 herë për një seancë për ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

Erifi i ka fitu 42% e nuk po mundet ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. A keni mendu që kur keni votu në shkurt të vitit 2021 që ky është ndryshimi që do ta arrinit pas pesë vitesh.

Më këqyrni në sy dhe më tregoni drejt;

A keni mendu që të vetëm gjë konkrete të prekshme që ke me e vërejtë ti dhe familja jote, janë çmimet më të shtrenjta.

A ke mendu që në shkurt të vitit 2021, që ndryshimi i vetëm revolucionar që do të vije si pasojë e votës tënde, do të jetë raportet të këqija me BE-në, të tmerrshme me Amerikën, inflacion kronik me vendin tonë, raporte të këqija me Shqipërinë, kaos skena politike në Maqedoni (për fajin e Kurtit), asnjë problem të zgjidhur me Serbinë.

Në veri, mund të jetë një status quo qysh është gjendja në Kosovë.

Me iu thënë që nuk po gëzohem, ju gënjëj.

Kur po më thonë – kur po shkoj diku jashtë Kosovës – si për shembull në Shqipëri: sa të paguajtën, sa i more?

Këta njerëz, këta budallenj, kanë menduar se do të vdesim urie.

Hakmarrja e tyre e plotë ka qenë: disa prej nesh në burg, disa me vdekë urie dhe pasuria e akumuluar e njerëzve qe 25 vite, t’iu bartej atyre.

Edhe?

A po ju vjen dikush te shtëpia me ua sjell ndonjë thes miell?

Kur po shkoni në supermarket, atë dallimin në çmim, a po ta paguan dikush?

Pra mbahuni! Qëndroni!

Edhe njëmend, biznese me kompanitë serbe, a po?

Unë jam për me vazhdu betejën revolucionare, po iu tregoj këtu. Unë jam edhe për një katër vjetësh të paktën. Shkojmë përpara: syrin pishë, secili prej nesh. Sakrifica ka, më pak para për spitale, më pak para për rrugë, ama dinjitetin e keni më të madh.

Mos u tundoni burra e gra. Gjëja më e rëndësishme në jetë është dinjiteti. Nuk kemi para të blejmë çka po kërkoni, ama kemi dinjitet.

Edhe më tregoni mandej, a po ia hiqni urinë fëmijës tuaj? A po ua bleni ndonjë lodër fëmijëve tuaj me dinjitet?

Lajme të ngjashme