Mohimi i gjuhës shqipe si politikë për tejhuasimin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut - NACIONALE

Mohimi i gjuhës shqipe si politikë për tejhuasimin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Afrim Kasolli

Vazhdon avazi i autoriteteve shtetërore në Maqedoni të Veriut kundër simboleve shqiptare. Që nga ardhja në pushtet e Partisë VMRO-DPMNE në koalcion tash partinë shqiptare VLEN, është intensifikuar fushata e deshqiptarizimit të hapësirave publike në atë shtet. Fillimisht ky projekt nisi me një politikë tinëzare segreguese ndaj gjuhës shqipe. Dhe kjo qasje përjashtuese pat filluar të aplikohet në mënyrë tejet tinëzare duke e hequr sinjalistiken e gjuhën shqipe në disa nga rrugët nacionale, edhe pse ligji mbi gjuhët nuk e lejonte këtë abuzim. Tabelat u larguan nga kompania JP “Drazvni putevi”, sikur se në rastin autostradës Bllacë-Shkup.

Pa kaluar shumë kohë, u mor një vendim tjetër që i suspendonte të drejtat e shqiptarëve. Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi e instrumentin që e kishte balancuar përfaqësimin etnik në institucionet shtetërore të vendit.

Abrogimin e kesaj te drejte e kishte premtuar gjate fushates elektorale partia aktuale ne pushtet VMRO-DPMNE, me moton “përgatitja profesionale para përkatësisë etnike gjatë punësimeve” .

Ne kete menyre, pushteti aktual ne kete shtet betejen per devalvimin e te drejtave te shqiptarëve e shnderroi si angazhim per meritokraci. Ku analfebitzimi mbetet cilesi e shqiptareve, kurse profesionalizimi maqedonaseve.

Ndërkaq, mbetet i njohur rasti tjeter i mohimit të se drejtes elementare të studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kurse këto ditë po ashtu, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 të Komunes së Tetovës për emërimin e disa rrugëve në këtë qytet sikur “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Dervish Cara”.

Në këtë kontekst, duhet kujtuar se drejta dikujt që të shkruajë dhe mendojë në gjuhën e tij amtare, sic ka pohuar Hegeli është vlera më sublime e lirisë. Pa këtë standard të perkatesise, ju qenia njerëzore ndjehet në shtëpinë e saj, asnjë lloj lirie nuk do të ekzistonte. Me këtë rast, Maqedonia e Veriut me keto masa synon t’i privojë shqiptaret nga pjesëmarrja e barabartë në atë shtëpi. Ti përjashtojë ata dhe t’i bëjë që të ndjehen të huaj.

Por mbase ne këtë mënyrë të njëjtit nuk janë të vetëdijshëm se keshtu po ia vënë kazmën e rrenimit të pariparueshem asaj. Sepse Maqedonia e Veriut, pa shqiptare mund te ekzistojë vetëm në fantazitë nacionaliste të Hristijan Mickoksit, por jo në realiteti./ArbëriaTV/

Lajme të ngjashme