Matematikat qeveritare të migrimit
Shkruan: Shenoll Muharremi
'Vetëm të moshuarit (gjyshet)po shkojnë në Evropë'. Ne duhet të pyesim qeverinë: ku janë rreth 200,000 kosovarë? Këto ditë deklerata e qeverisë rreth migirimit dhe gjendjes socio-ekonomik meriton pak vëmendje dhe shqyrtim publik të bazuar në shifra zyrtare, pa spekulime.
Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës ka deklaruar që "vetëm të moshuari po shkojnë në vizita në Europë" për vizita tek familjarët. Kjo është e matshme me të dhënat zyrtare që i kemi në dispozion dhe mund të vërtetohet.
Në vijim një analizë të shpejt me të dhënat zyrtare sa me stimulu diskutimin rreth kësaj teme të ndiheshme për ekonominë dhe qytetarët e vendit:
Ne duhet fillimisht të shiqojmë numrin e banorëve vite më parë. Pastaj e shofim sa janë lindjet dhe vdekjet gjatë viteve të fundit për të gjetur rritjen e popullësisë apo shtimin natyror; dhe në fund e shofim numrin e popullatës rezidente që përfundoj javë më parë.
Nëse vite më parë kemi qenë rreth 1.8 milionë banorë dhe nëse rritja e popullsisë është pozitive.. si ka mundësi që në vitin 2024 gjatë regjistrimit zyrtar të vet qeverisë dolem vetëm rreth 1.6 milionë banorë?
Vlerësimi i popullsisë në neto vitin 2021 është 1,798,186 (ASK, të dhënat zyrtare). Por pas migirimit dhe shtimit natyral, agjencia e statistikave jep vleren 1,773,971.
Numri i regjistrimit të popullatës 2024 është rreth 1.6 milionë banorë. Rritja natyrale rreth 13,000 në vit (3 vite 39,000). Nëse popullata 1.77 milion plus 39,000 shtrimi, atëherë numri i përgjithshëm në Kosovë gjatë 2024 do të duhet të ishte rreth 1,812,971 persona.
Por jemi vetëm rreth 1.6 milionë (ndoshta më pak se kaq). Pra rreth 200,000 persona jemi më pak në Kosovës sesa që ishte dashur të jemi normalisht.