Kush është Bjorn Hoke, politikani gjerman me ‘sy të nazistit’ që sot mund ta ndryshojë historinë e këtij shteti? - NACIONALE

Kush është Bjorn Hoke, politikani gjerman me ‘sy të nazistit’ që sot mund ta ndryshojë historinë e këtij shteti?

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

‘Nuk kena alternativë’, kishte thënë Angela Merkel, kur ishte pyetur për ndihmën multimiliardëshe gjermane, për vendet e eurozonës që ishin futur në një krizë të madhe ekonomike.

Ky është momenti kur kundershtarët e Anxhela Merkelit dhe vizionit të saj ekonomik dhe politik, kishin vendosë me e themelu lëvizje politike Alternativa për Gjermaninë, e cila ishte një lëvizje kryekëput ekonomike, që i kundershtonte politikat e qeverisë qendrore për eurozonën.

Dikun në periferi të Gjermanisë, në republiken e Tyringenit, Bjorn Hoke, kishte vendosë t'i bashkohej kësaj lëvizje, por për arsye dhe qëllime krejt tjera. Qëllimet e tij mund të realizohen sot, duke i fitu zgjedhjet në dy republika, në atë te Saksonisë dhe Tyringenit.

Bjorn Hocki, mësues i historisë, padyshim që është politikani i të djathtës ekstreme më i sukseshmi në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Për të, The Guardian thotë, i ka një palë sy, që varësisht nga perspektiva, mund të duket qe është duke u përballur me probleme për jetë a vdekje, ose ndoshta tuj i elaboru rruget qysh me t’vra - ose, qysh ka thënë komediani, John Oliver, i ka sytë e nazistit.

Për herë të parë në 80 vitet e fundit, një parti e ekstremit të djathtë në Gjermani, po rrezikon ta prishë njëfarë monopoli të partive kryesore në këtë shtet, CDU dhe SPD.

E kjo është një situatë e re politike, që do të duhej të percillej me vëmendje edhe prej Kosovës sepse nuk është vetëm Gjermania, është edhe Franca edhe Holanda, që janë në prag të një ndryshimi të madh.

Po e shpjegoj pak se çka po ndodhë dhe pse është e rëndësishme për ne.

Prej pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania është dominu politikisht prej dy blloqeve, social-demokratëve të qendrës së majtë dhe demokristianeve të qendrës së djathtë, ose liberalëve dhe konzervatoreve. Këto dy grupe të mëdha politike i kanë pasë rreth vetes edhe satelitetët tjerë, me të cilet kanë pasë dallime në nuancë.

Ne Gjermani kanë ekzistu vija të kuqe politike të cilat nuk ka guxu kurrkush me i shkelë. Gjermania naziste, e udhëhequr nga Adolf Hitler, për rreth 15 vite e ka traumatizu krejt botën, posaçërisht krejt Evropën, por fare në fund edhe vetë Gjermaninë.

Po shpresoj që nuk ka nevojë me shpjegu pse e qysh, sepse nëse kam nevojë me e shpjegu edhe Hitlerin, ateherë po e ndali këtu këtë video. Politikat e tij sollën shumë tragjedi, por çmimin e asaj tragjedie shumë shtrenjtë e paguan edhe vetë gjermanët.

Për mos me u përsëritë kurrë më ajo situatë, gjermanët, pas vitit 1945, patën vendosë me u marrë kryekëput me ekonomi, ndërsa kushdo që në çfarëdo forme ose trajte ka flirtu, ose i ka ngjasu ideologjisë famkeqe të Hitlerit, e kanë shpallë të jashteligjshme.

Për me e parandalu një situatë të tillë, shërbimet inteligjente gjermane vazhdimisht kanë qenë në gjendje të gatishmerisë së lartë, për me i monitoru të gjitha lëvizjet dhe të gjithë individët që kanë prirje të tilla të rrezikshme.

Ne Gjermani është i ndaluar me ligj përdorimi i sloganeve të perdorura nga lëvizja naziste, si bie fjala Heil Hitler, por edhe përdorimi i numrave 18 dhe 88 në kontekste të caktuara, që mund të lidhen me pozitën në alafabet ku janë shkronjat AH - Adolf Hitler dhe Heil Hitler.

Pra, rendi liberal i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar gati në mënyrë paranoike me parandalu situata të pakendeshme politike, të cilat janë sikurse kanceri, në momentin kur e zbulon mund të jetë shumë vonë.

Deri në vitin 2021 ajo çfarë kishte thënë nëpër tubimet e tij Bjorn Hoki, nuk është që ua kishte marrë vëmendjen prokurorëve, mirëpo përmbyllja e një tubimi prej tij me fjalet "Alles fur Dojçland" e kishte futë atë ne radarin e organeve të inteligjences. Kjo frazë, në dukje të parë e pafajshme, ishte një frazë që është përdorë gjerësisht nga njesitet paraushtrarake naziste.

Në gjyq, Bjorn Hoki, kishte deklaruar që nuk ka qenë i vetëdijshëm që fraza paska konotacione të tilla, mirëpo pretendimet e tij janë të pabesueshme, duke e ditë që ai është historian. Për një gjë të tille ai u denua veç me rreth 15 mijë euro, duke i ikë denimit me burg.

Sigurisht që historia politike dhe personale e Bjorn Hokit është edhe ma e gjatë, edhe ma e komplikuar se kaq. Ai është politikani i parë atipik gjerman, që i bën jehonë viteve të 30'ta të shekullit të kaluar, që sot ka mundësi me e futë veten dhe lëvizjen e tij në ligen e parë të politikës gjermane.

AFD në 10 vitet e fundit ka pasë vende ne Bundestag, në Parlamentin Evropian, por edhe në parlamente të Republikave, mirëpo asnjëherë kjo parti, e as asnjë parti tjetër e ekstremit të djathtë, nuk ka arritë me i fitu zgjedhjet në një republike.

Nese AfD dhe Bjorn Hoki fitojnë sot ne Saksoni dhe Tyringen, kjo do ta shenojë fillimin e një epoke të re në politikën gjermane. Fuqia e republikave në Gjermaninë federale nuk është një gjë që mundet me u neglizhu prej institucioneve qendrore.

Deri me sot, partitë e establishmentit, kanë refuzu me bashkëpunu me AFD, por mbetet me u pa se çfarëdo do të bëjnë tash e tutje.

Baba i Bjorn Hokit dyshohet që ka qenë pjesë e një organizate që e mohon Holokaustin, kurse personalisht Hoki, ka thanë që u bë boll me dënimin që po ia bëjmë vetes.

AfD dhe si motrat e saj ne botën gjermanofolëse, përveç tjerash, thuhet që kanë zhvillu edhe plane për me i deportu emigrantet në rast se e marrin pushtetin, por që për këto politika kaq të rrezikshme, ata kanë perdorë eufemizma, si riemigrim.

Mirëpo perveç qasjes agresive kundër emigrantëve, AfD dallon shumë ndaj partive kryesore edhe rreth qëndrimeve që ka ndaj luftës në UKRAINË dhe raporteve me Rusinë.

Sikurse partinë e Le Pennit në Francë, ka dyshime të mëdha që edhe AfD'ne, në forma të terthorta, e ka sponsorizuar Rusia.

Pse është e rendesishme kjo temë për Kosoven.

Për me e shpjegu këtë në detaje, nuk mjafton as një liber, mirëpo besoj që patët boll material për të mësuar një gjë të tillë.

Krejt këto të dhëna qe janë përdorë në këtë video, janë marrë prej mediave kryesore botërore.

Lajme të ngjashme