Kërkesa e partive politike për Kurtin sot, saktësisht si ajo e Kurtit për Kadri Veselin dikur - NACIONALE

Kërkesa e partive politike për Kurtin sot, saktësisht si ajo e Kurtit për Kadri Veselin dikur

1 vit më parë

nga Dafina Demaku

Seanca konstituive e Kuvendit, ka fillu më 15 prill dhe ajo vazhdon nesër për herë të pestë.

Vetëvendosje po e dëshmon se nuk i ka më shumë se 57 -8 numra – aktualisht. Të pamjaftueshëm për kryeparlamentar, të pamjaftueshëm për qeveri.

Vetëvendosje po e dëshmon, se pavarësisht rezultatit të cilin ajo e ka ditë prej mbrëmjes së 9 shkurtit, nuk ka denju me diskutu seriozisht me dikë prej partive politike shqiptare - dhe duke qenë kështu, po e demonstron në Kuvend pafuqinë e saj politike për ta bërë qeverinë dhe kjo –– nuk doket bash e paqëllimshme.

Duke e ditë që si ka numrat, prej 9 shkurtit deri sot, ajo që Vetëvendosje po e bën në Kuvend, më shumë doket si njëfarë viktimizimi politik para qytetarëve, të cilëve ua kërkoi 500 mijë vota dhe s’ia dhanë.

Mesazhi që po e jep Vetëvendosje me këtë demonstrim në seancat e drejtpërdrejta të Kuvendit, është diqysh si: a po e shihini cka na keni bë, që nuk na i keni dhënë prapë mbi 50% të votave?

Në këtë formë, nëse nuk zhbllokohet puna e formimit të institucioneve dhe në një rrethanë vendi shkon në zgjedhje të reja, Vetëvendosja e ka ni kartë të madhe para elektoratit – të cilit – duke e kombinu edhe me shkollën e saj të përsosun të propagandës, se kjo është pamja, kjo është gjendja nëse nuk i arrin votat e nevojshme për me e bo qeverinë vetë.

Ndërkohë, sa herë kryhen këto vazhdimet e seancës konstituive, ju mund ti keni vërejtë sulmet që iu bëhen partive që ishin në opozitë, nga figura të caktume nga koalicioni Vetëvendosje, Guxo, Alternativa.

Shumica prej tyne, përfshirë ato të Donika Gërvallës por edhe të tjerëve, e paraqesin një proces krejt demokratik, si diçka apokaliptik.

Sepse, pavarësisht që e mira e t’mirës do të kishte qenë që vendi me pasë institucione shumë shpejt, për shumë arsye, por ma e rëndësishmja sepse duhet me i pasë – qysh thojke ai qytetari – qashtu është e parapame, por po aq sa ka të drejtë Vetëvendosje të luajë lojëra politike, po aq kanë të drejtë edhe partitë tjera, sidomos kur situata me numra është n’tetik.

Ndërkohë, duke provu me ble kohë dhe me ia demonstru popullit në Kuvend se sa ‘apokalitpike’ është situata kur Vetëvendosja nuk ka numra, pozicioni i partive politike shqiptare për postin e kryeparlamentarit ose ma mirë me thanë për emrin, është i njëjtë sikur i Vetëvendosjes në rastin e Kadri Veselit.

Albulena Haxhiu, po matet qe të paktën dy herë për këtë post dhe po dështon. Thirrja e partive politike shqiptare, është saktësisht si ajo e Albin Kurtit për Kadri Veselin dikur.

Ti dil matu, ti mundesh me dalë me u matë, ama ty nuk të votojmë.

Madje, është interesant se në kohën kur Albin Kurti i bënte thirrje Kadri Veselit të matej nëse i kishte 61 vota, Kurti veç tjerash i thoshte saktësisht atë që partitë politike i thonë sot Kurtit;

Që dikë tjetër në Vetëvendosje – përjashtuar Albulena Haxhiun, edhe mund ta votojnë.

E bash këtë pozicion të partive politike shqiptare, ni pozicion krejtësisht legjitim politik e, e demokratik e, Vetëvendosja po mundohet me paraqitë si apokaliptik.

Në kohën kur Kurti i kërkonte Kadri Veselit të matej, bile ky i fundit ishte shumë ma zemërgjanë. Ai i kishte thënë Kurtit se nëse ky i ka 61 vota, munden me propozu kryeparlamentarin edhe kryeministrin.

Vetëvendosja sot, nuk e ka këtë ofertë. Në vend të saj, aktualisht është e betonume në emrin e Albulena Haxhiut ndërkohë që e vetëdijshme për mungesën e numrave – ajo këtë mëkat ia mveshë opozitës.

Prej para fillimit të seancës më 15 prill e deri dje, na kemi dëgju plot deklarata të deputetëve të Vetëvendosjes se i kanë numrat por dje Glauk Konjufca në Kuvend, tha se nuk i kanë.

Përndryshe, nëse do t’i kishin – na krejt e dimë që edhe kryeparlamentari edhe kryeministri do të zgjidheshin – me dashtë – brenda ditës.

Nëse do të ishin numrat për kryeparlamentarin, qat ditë Vetëvendosje, mas gjysë ore e kish thirrë presidenten, me 40 nënshkrime, e kish propozu Kurtin kryeministër dhe kryeministër do të bëhej bash qat’ ditë.

Lajme të ngjashme