Çka do të vendosin shqiptarët? - NACIONALE

Çka do të vendosin shqiptarët?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Autor: Andrej Nikolaidis / CdM

Në fund të fundit gjithçka erdhi sërish te kjo: çka do të vendosin shqiptarët?

Malazezët e kanë të ndaluar të futen në qeveri për shkak se, sipas fituesve të zgjedhjeve, malazezët s’janë komb, por grup kriminal; shoqërues të mafias, të korruptuar, gënjeshtar, të këqinj, dhe për më tepër, mbetje të botës serbe: jo të elitës, pot të serbëve më të shëmtuar, dora (ose këmba, sidoqoftë) e drejtësisë të së cilës duhet t’i futet brenda Serbisë.

Boshnjakët dhe kroatët nuk do të hynë në qeveri.

Partitë shqiptare kombëtare po hezitojnë. Disa prej tyre duan fuqishëm ta shtyjnë Malin e Zi drejt rrugës evropiane saqë as administrata amerikane nuk iu përgjigj pjesëmarrjes së tyre në qeveri, e cila në mënyra të shumta, por mjaftueshëm qartë (jo për të mençurit, por për më budallenjt) thotë se një qeveri me Andrija Mandiq do të thotë fundi i rrugës drejt BE-së.

Liderët shqiptarët duhet të vendosin për veten: ata janë të mençur, siç do të thonin njerëzit në Ulqin. Nëse malazezët do të kishin mbrojtur këtë Mal të Zi të restauruar, në mënyrën se si shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët e mbrojtën, nuk do të ishim në këtë telashe sot. Pa ta, ky Mal i Zi nuk do të kishte ekzistuar. Këtë s’duhet ta harrojë kurrëkush.

Sidoqoftë, Mali i Zi sot është si një njeri në mut deri në qaf. Dhe, perderisa ai po fundoset thellë e më thellë, muti po i afrohet gojës së tij; dhe ky njeri, çuditshëm sikur Mali i Zi, po shikon yjet lart në qartë duke soditur yjësit shëndrritëse, që fuqishëm ndezin imagjinatën dhe ëndrrat. Atij më së shumti i pëlqejnë yjet në flamurin e BE-së. Mund t’i shikoj tërë natën pa mu mbyllur qepallat e syve.

Disa gjëra mbeten të pashpjeguara në nivel racional. Nuk kam përgjigje, ndaj nuk pretendoj. Unë kam vetëm pyetje.

Për shembull kjo. Çfarë mundimi – sepse nuk është lakmi, as Zoti – do të mund t'i detyronte liderët e partive shqiptare të bënin të kundërtën e kërkesave amerikane? Të cilat janë edhe kërkesat e Gjermanisë: pra kërkesat e BE-së. Çfarë ndodhi? A janë mbërthyer? A është e mundur t’i ndihmojnë?

Pse liderët e partive kombëtare shqiptare do të ndihmonin për të formuar një qeveri në Mal të Zi sipas diktatit të Vuçiqit? Dhe si i ndihmon kjo, le të themi, shtetit të Kosovës? Pse liderët e partive kombëtare shqiptare do të donin ta ndihmonin Vuçiqin për të konsoliduar maksimalisht sundimin e tij mbi Malin e Zi? Që pas kësaj t'i përkushtohej i papenguar Kosovës dhe përballjes me Kurtin dhe Osmanin?

Qeveria e Spajiqit, dhe në fakt e Mandiqit, dhe e djathta e të djathtës, qeveria e Vuçiqit do të vazhdojë të ngrejë tensione etnike midis malazezëve dhe serbëve. I përshpejtuar dhe gjithnjë e më intensiv. Të gjithë mund ta shohin atë. Interesi i shqiptarëve në Mal të Zi është të marrin pjesë në këtë, në anën e Vuçiqit?

Ose kjo. Edhe para zgjedhjeve të 2020 kam shkruar për fatin e Dritanit dhe URA-s. Ai do ta ndihmonte Serbinë e Madhe të fitojë pushtetin dhe pastaj do të ngrihet. Dhe kështu ishte. Qeveria që Spajiq synonte të krijonte është identike me atë të krijuar nga Amfilochius. Vetëm një shqiptar po përpiqet të zëvendësohet nga një tjetër shqiptar apo shqiptarë. A nuk është e qartë për të gjithë?

Nëse Spajiqi do t'u kishte ofruar shqiptarëve ministritë e identitetit (arsim dhe kulturë) dhe ministritë e pushtetit (policia dhe ushtria), do të thoja se shqiptarët janë të domosdoshëm në qeveri. Sepse atëherë do të mbanin paketën e kontrollit edhe të qeverisë edhe të Malit të Zi. Në atë rast, ata mund të ndjekin një politikë properëndimore. Ata nuk do të ishin ikebana në tavolinën e një qeverie antiperëndimore – çka ua ofron Spajiq. Do të kisha vetëm një vërejtje: pse shqiptarët nuk e morën edhe Ministrinë e Jashtme?

Dhe së fundi. Vuçiqit në këtë moment i duhen partitë kombëtare shqiptare në qeverinë e Malit të Zi për të simuluar demokracinë dhe multietnicitetin e qeverisë. Kur të konsolidohet pushteti i tij në Mal të Zi, nuk do t'i duhet as për këtë. Ashtu siç nuk ka më nevojë për Dritanin sot. Dhe vetëm për këtë, e jo për sherrin e famshëm melodramatik me Spajiqin dhe batutat budallaqe me tortën, ai nuk është në qeveri.

A është vërtet e nevojshme që projekti serbomadh, pas Dritanit, të konsumojë një lider tjetër shqiptar në Mal të Zi?

Lajme të ngjashme