Çfarë çorape ke pasë në vitin 1998: Proces qesharak në Hagë
(Video-komenti: Berat Buzhala)
Një dëshmitar, Rrustem Tetaj. I kam pak të bezdisshme këto seancat, shkaku i përkthyesi, çpërkthyesi.
Sidoqoftë, u shokova. Pjesa më e madhe e debatit u bë për mbledhjen e Prapaçanit të vitit 1998.
Në atë mbledhje, dicka përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë shku me folë me Ramushin, a e ka pranu Ramushi Tahir Zemajn komandant të Dukagjinit, a nuk e ka pranu, e diçka dëshmitari ish trullu ngapak ose ndoshta mosha e ka bë të veten.
Përndryshe, këta komandantët e FARK-ut, duket që krejt pjesëmarrjen në luftë e kishin pasë për me qenë dëshmitarë pas luftës, se jo që kanë bë najsend. Përndryshe, i vetmi që ka luftu prej krahut të Ibrahim Rugovës, ka qenë ky Gani Geci.
Shkoi ajo, u ndala duke e dëgju. Hashimi keshke mbrapa se ky (dëshmitari) thoshte se nuk e dike kush ka qenë Hashim Thaçi.
Njëra prej pikave, që u diskutu aty, tha (dëshmitari), na ka thënë Hashim Thaçi me e hjekë fotografinë e Ibrahim Rugovës. Po gjykohet UÇK-ja dhe diskutohet a ka thënë Hashim Thaçi me e hjekë fotografinë e Ibrahim Rugovës.
Janë dhënë 1 miliard euro për me u bë ky gjyq a?
Për me diskutu se a ka thënë Hashim Thaçi me e hjekë fotografinë e Ibrahim Rugovës prej odës. Edhe kur jeni mbledhe aty në Prapaçan, me e bë atë - që i thonë në gjuhën ushtarake – paradën, a u intonu himni kombëtar, a doli Ramushi, a doli Tahiri.
A për këta u bë kjo gjykatë a?
Tjetër çka më ra në sy, është avokati Mishetiqi (avokati i Thaçit), thojke dëshmitarit se ti ‘në Hagë te Ramushi ke pas deklaru kështu’.
Pra, dëshmitar profesionist. Ka dëshmu në atë procesin e Jugosllavisë, në Hagë ka dëshmu, tash ka ardhë në këtë procesin tjetër. Garant edhe në UNMIK ka dëshmu. Asgjë kundër tij, le ta kryen punën e vetë. Por, qe 27 vjet i ka dhënë tri katër dëshmi edhe asnjëni nuk u dënu, Ramushi u liri i pafajshëm. Edhe tash, erdhi me e bë një argat këndej, hajt nëse mundemi këta me i dënu.
Për të njëjtat muhabete: ku ke qenë ti në odë kur ke ardhë, me kënd ke ti? Unë, ky u kanë me Rexhep Selimin, e Faton Mehmeti anëtar i Shtabit të Përgjithshëm? E Ramushi a e ka ditë?
Janë kah jepen lum parash për me i dëgju këto budallakina. Asnjë dëshmi: “po isha aty, kur e ka vra ky këtë, kur ia ka hjekë organet”.
Po, edhe nëse ka thënë me e hjekë fotografinë e Rugovës. Unë kam qenë simpatizant i Ibrahim Rugovës në atë kohë besa edhe më vonë.
Po çka pritët tash, një formacion që po lufton, kundër një formacioni që nuk po lufton, po ia qet gishtin në sy këtij formacionit që po lufton.
Është e turpshme, me manovru me dëshmitarë të përdorur e të stërpërdorur. Avokati i thoshte: ke deklaru kështu në procesin e Ramushit. Ky (dëshmitari) thoshte nuk e di nëse kam thënë ashtu ka qenë.
Proces ma qesharak në historinë tonë, nuk mundet me ndodhë se sa ky.
Ma shumë po duket si satirë, sesa diçka që po don me qitë diçka në dritë.