Zëdhënësi i MPJ-së iraniane thotë se ShBA-ja i është përgjigjur propozimit të Teheranit dhe përgjigjja po shqyrtohet
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur propozimit të Iranit përmes Pakistanit dhe se Teherani po e shqyrton përgjigjen e Uashingtonit.
Duke folur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të dielën, Baghaei tha se “propozimi me 14 pika” i Iranit nuk përfshin çështjen bërthamore, shkruan CNN/
“Plani ynë me 14 pika fokusohet ekskluzivisht në përfundimin e luftës dhe nuk përmban asnjë çështje që lidhet me fushën bërthamore”, tha Baghaei.
“Në këtë fazë, fokusi ynë është te detajet konkrete për përfundimin e luftës në rajon, përfshirë Libanin”, shtoi ai.
Baghaei tha gjithashtu se “pretendimi për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit nga SHBA-ja në thelb nuk është pjesë e planit tonë”.