Zyrtarët ukrainas raportojnë përparime në rajonin e Luhansk-ut - NACIONALE

Zyrtarët ukrainas raportojnë përparime në rajonin e Luhansk-ut

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ukraina thotë se ka bërë përparime në rajonin e Luhansk-ut, i cili më parë ishte tërësisht nën kontrollin rus.

"De-okupimi i rajonit të Luhansk-ut tashmë ka filluar zyrtarisht," tha kreu rajonal, Serhiy Haidai, në rrjetin "Telegram".

Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga mediet e huaja. Megjithatë, nëse konfirmohen, kjo do të nënkuptonte një përparim të mëtejshëm për Ukrainën, e cila më herët tha se ka avancuar në tri rajone të tjera, të aneksuara ilegalisht nga Rusia.

Lajme të ngjashme