Zyrtarët rusë në Kharkiv u bëjnë thirrje civilëve të evakuohen - NACIONALE

Zyrtarët rusë në Kharkiv u bëjnë thirrje civilëve të evakuohen

2 javë më parë

nga Miranda Shala

Zyrtari më i lartë i mbështetur nga Rusia në rajonin e Kharkiv, Vitaly Ganchev, ka dhënë një vlerësim të zymtë të situatës pas një përparimi të shpejtë ukrainas në pjesën më të madhe të rajonit.

Në një video-mesazh të publikuar në Telegram, Ganchev tha:

"Unë përsëri rekomandoj për të gjithë qytetarët e rajonit të Kharkiv që të largohen nga territori për të ruajtur jetën e tyre. Është e rrezikshme që tani të jeni brenda shtëpive të juaja."

Ganchev, duke folur nga një vend i panjohur, tha: "Ne jemi të gatshëm t'ju ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Përfaqësuesit tanë mbeten në territor dhe po lehtësojnë evakuimin e qytetarëve".

Është e paqartë se sa banorë të zonave të kontrolluara nga Rusia dëshirojnë të largohen. Pjesa më e madhe e rajonit tashmë ka rënë në duart e forcave ukrainase.

Lajme të ngjashme