Zv/ministri Vokrri ankohet se rrugëve nëpër Leposaviq “rrjeti 4g po ka defekte”
Zëvendës Ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri – i cili për thuajse gjashtë muaj shquhet për shijim të makiatoeve kafeve të Leposaviqit dhe ecjes së trotuarve që i regjistron dhe i poston në Facebook – i është kthyer përsëri këtyre serive të çuditshme; që ndokush që s’e përcjell politikën do të mendonte sikur ky zyrtar po ecën nëpër ndonjë Çernobil për të treguar se “ja, s’ka më radioaktivitet”.
Por, Vokrri ia ka përshkruar krejt punës vetes për të bredhur nëpër Leposaviq, teksa thotë e “ja po e shihni, situata është qetë, qytetarë të zakonshëm” teksa thotë se ka “veç një defekt” që “rrjeti 4g s’po ka mbulim të mirë”.
Vokrri kishte qëndruar për nëntë ditë bashkë me kryetarin e vetëburgosur në Komunën e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për nëntë ditë, përjetim këtë që e kishte quajtur “jetesë në kafaz të artë”.
