Zv.ministri i Drejtësisë pasi nuk kaloi marrëveshja për burgjet: Turp, janë dëmtuar marrëdhëniet me Danimarkën
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka quajtur të turpshme mosvotimin e marrëshjes mes Kosovë dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit.
Ai ka thënë se është dëshpëruese dhe shqetësuese moskalimi i kësaj marrëveshje.
Sallahu ka shkruar se “me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.”
Reagimi i tij:
Është tejet dëshpëruese dhe tepër shqetësuese moskalimi i marrëveshjes ndërkombëtare në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues të Gjilanit.
Me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.
Gjithashtu, me votimin kundër kësaj marrëveshje serish nga disa deputetë të opozitës, Republikës së Kosovës ia kanë humbur 210 milionë euro.
Turp!