Zogiani i VV-së: Shërbyesit civilë në komunat e opozitës po përpiqen të kolapsojnë financat publike
Avni Zogiani, zyrtar i Vetvendosjes, tha se shërbyesit civilë në komunat e drejtuara nga PDK, LDK dhe AAK po tentojnë të pengojnë aktivitetet e qeverisë Kurti.
Sipas tij, përkundër faktit se nuk ka pasur rezistencë gjatë formulimit të Ligjit të Pagave, ata kanë hyrë në grevë në heshtje me qëllim të kolapsit të sistemit financiar publik.
Madje Zogiani akuzat e tij i quajti "rast tipik sabotazhi i partive politike nëpermjet strukturave administrative".