Zjarrfikësit intervenuan me kohë, shuajnë zjarrin që filloi ta kaplojë banesën në Emshir të Prishtinës
Nacionale pak më raportoi për një lajmërim të qytetarëve në drejtim të zjarrfikësve për dyshimet se një banesë ka marrë flakë.
Gazetarja jonë nga vendi i ngjarjes raporton se tashmë aksioni i ekipit relevant, gjegjësisht zjarrfikësve ka përfunduar me sukses.
Ata kanë neutralizuar zjarrin që veçse kishte filluar në njërën prej banesave në lagjen Emshir të kryeqytetit.
Gjithashtu, nuk ka asnjë të lënduar nga ky rast.
Më poshtë edhe pamjet, disa prej të cilave ua sollëm edhe pak çaste më parë.


