Zelensky shkarkon kreun e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore dhe Prokuroren e Përgjithshme Iryna Venediktova - NACIONALE

Zelensky shkarkon kreun e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore dhe Prokuroren e Përgjithshme Iryna Venediktova

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyra presidenciale e Ukrainës, ka njoftuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për shkarkimin e kreut të shërbimit të sigurimit shtetëror dhe prokurorit të përgjithshëm.

Urdhrat për shkarkimin e shefit të sigurisë së brendshme Ivan Bakanov, një mik i fëmijërisë së Zelensky, dhe prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova, e cila drejton përpjekjet për të ndjekur penalisht krimet e luftës ruse në Ukrainë, janë publikuar në faqen zyrtare të presidentit.

Ndërsa, në një tjetër dekret Zelensky ka emëruar zëvendësprokurorin e përgjithshëm Oleksii Symonenko si prokuror të përgjithshëm në detyrë.

Sipas Euromaidan, Bakanov është pushuar nga puna në bazë të nenit 47 të Statutit Disiplinor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili thotë, “Moskryerja (përmbushja e pahijshme) e detyrave zyrtare, e cila rezultoi në viktima njerëzore ose pasoja të tjera të rënda apo krijoi një kërcënim për pasoja të tilla. ”

Lajme të ngjashme