Zelenskiy: Sot bota pa fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka postuar sot në Twitter disa foto nga Kievi, i cili është vetëm një nga qytetet e sulmuar nga raketat dhe dronët rusë mëngjesin e sotëm.
Në një sulm masiv me raketa ruse në të gjithë Ukrainën, njoftoi policia e vendit, të paktën 10 civilë u vranë dhe rreth 60 u plagosën.
"Bota ka parë edhe një herë fytyrën e vërtetë të një shteti terrorist që vret njerëzit tanë. Jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në qytete paqësore. Rusia është një vend që fsheh thelbin dhe qëllimin e saj gjakatar dhe kriminal. Kjo dëshmon se çlirimi i të gjithë vendit tonë është baza e vetme për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Zelenskiy. /Nacionale/
Світ укотре побачив справжнє обличчя держави-терориста, яка вбиває наших людей. Не лише на полі бою, але й у мирних містах. Країни, яка прикриває розмовами про мир свою криваву й злочинну суть і мету. Це доводить, що звільнення всієї нашої землі – єдиний фундамент миру й безпеки. pic.twitter.com/VvYGzgC2xn
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 10, 2022

