Rusia godet urën në Kiev në shenjë hakmarrjeje për urën në Krime
Një sulm i ashpër rus në kryeqytetin e Ukrainës ka ndodhur gjatë ditë së sotme.
Një video që tregon një person duke ecur nëpër një urë pranë Harkut të Triomfit të Kievit në momentin e sulmit po përhapet në rrjetet sociale.
Shihet një shpërthim i fortë pastaj.
Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga mediat e huaja.
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm të madh raketor hakmarrës rus në të gjithë Ukrainën, i kryer si hakmarrje për sulmin në urën e Krimesë.
Policia ukrainase njoftoi se të paktën 60 persona u plagosën, duke shtuar se numri i të vrarëve dhe të plagosurve ka gjasa të rritet.
Më herët, autoritetet në Kiev njoftuan se vetëm në sulmin në atë qytet u vranë dhjetë persona. /Nacionale/