Zelenskiy: Blerja e dronëve iranianë është dëshmi e falimentimit të Rusisë - NACIONALE

Zelenskiy: Blerja e dronëve iranianë është dëshmi e falimentimit të Rusisë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në fjalimin e tij sonte se blerja nga Rusia e dronëve kamikaze iraniane është dëshmi e falimentimit të saj ushtarak dhe politik.

“Duhet të kemi parasysh se vetë fakti i thirrjes së Rusisë për ndihmë ndaj Iranit është pranimi i Kremlinit për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, tha Zelenskiy.

"Kjo gjithsesi nuk do t'i ndihmojë ata strategjikisht," tha ai.

"Kjo vetëm më tej i dëshmon botës se Rusia është në rrugën e humbjes dhe se po përpiqet të përfshijë dikë tjetër si pjesëmarrës në terror," shtoi ai. /Nacionale/

Lajme të ngjashme