Zeka: Për shkak të presionit nga qeveria, bizneset mund t'i zhvendosin veprimtaritë e tyre në vendet fqinje - NACIONALE

Zeka: Për shkak të presionit nga qeveria, bizneset mund t'i zhvendosin veprimtaritë e tyre në vendet fqinje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, deklaroi se një numër i madh i kompanive vendore po e konsiderojnë dhe po bëjnë investime në vendet fqinje.

Sipas Zekës, kjo lëvizje është një reflektim i një tendence goditëse të pushtetit ndaj kompanive të mëdha.

“Një numër i madh i kompanive vendore realisht po e konsiderojnë dhe po bëjnë investime në Maqedoninë e Veriut për të zhvendosur një pjesë të operacioneve të tyre afariste në Maqedoninë e Veriut. Biznese të mëdha të Kosovës”, tha Zeka në emisionin Pressing.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë trend, duke theksuar se nëse vazhdohet me përpjekje të tilla, Kosova do të humbasë disa nga kompanitë kryesore të saj në sektorin e prodhimit.

Nëse vazhdohet me përpjekje të tilla, atëherë kjo çon në një zhgënjim të pariparueshëm te bizneset. Vendet e tjera janë shumë me aktraktive sa i përket bindjes së investitorëve për të investuar në vendet e tyre. Për shkak të presionit të vazhdueshem, bizneset t’i zhvendosin operacionet e tyre edhe në Shqipëri. Me këtë qasje, Kosova humb disa prej kampioneve afarisë në sektorin e prodhimit”, tha ai.

Lajme të ngjashme