Zeka: Jam një nga të dyshuarit e Prokurorisë Speciale
Milaim Zeka ka thënë se është një nga të dyshuarit e Prokurorisë Speciale.
Ai nuk deshi të shpalosë më tepër detaje, por shtoi se i di me emër e mbiemër ata shqiptarë që kanë shkruar se Zeka ka vrarë serbë.
“Njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë Speciale jam unë. Pse, sepse sipas tyre informacionet që kanë shkuar nga BIA serbe dhe shqiptarët që i di me emër e mbiemër kanë shkruar fakte që kam vrarë serbë, nuk dua të zbulojë më shumë”, ka thënë Zeka në Kanal10.
Kujtojmë gjithashtu se Zeka gjatë gjithë mbrëmjes zhvilloi një debat të ashpër, në veçanti me Gani Gecin.
