Zeka: Gazi amerikan ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të Kosovës, kërkesa vjen nga aleati kryesor - NACIONALE

Zeka: Gazi amerikan ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të Kosovës, kërkesa vjen nga aleati kryesor

1 orë më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për emisionin “DPT Te Fidani”, ka folur për rëndësinë e gazit amerikan për Kosovën dhe rajonin.

Sipas Zekës, pranimi i gazit amerikan do të kishte ndikim të rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të vendit dhe në zgjerimin e burimeve të furnizimit me energji.

“Natyrisht që ndihmon në kompletimin e arkitekturës së furnizimit me energji, ndihmon në diversifikimin e plotë të të gjitha burimeve të energjisë që Kosova do duhej të kishte në përdorim, ashtu që pastaj të kishim siguri më të mirë të furnizimit me energji, gjë që se kemi sot. Kemi varësi të jashtëzakonshme edhe në importe, siç është thënë prej ekspertëve, shihet edhe prej raporteve të ndryshme qoftë Doganës, qoftë ZRRE, por mbi të gjitha është çështje e rëndësisë strategjike”, tha fillimisht ai.

Më tej, Zeka theksoi se projekti lidhet edhe me marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është kërkesë që vie në mënyrë eksplicite nga ana e aleatit më të rëndësishëm që Republika e Kosovës do duhej ta kishte”, tha Zeka.

Lajme të ngjashme