Zëdhënësi i Prokurorisë: Me aq sa kam informata, sulmuesi i Mrika Nikçit s’ka të kaluar kriminale
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore së Pejës, Shkodran Nikçi ka deklaruar se me aq sa është i informuar, personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, nuk ka të kaluar kriminale.
Ai në Klan Kosova ka thënë se veprimi dhe sjellja e tij janë shokuese dhe të papranueshme.
“Realisht, për këtë çështje duhet verifikuar. Por...aq sa kam unë informata, nuk ka të kaluar kriminale. Por ky veprim ka qenë shokues, sepse është e prapranueshme sjellja dhe mënyra si është kryer kjo vepër penale”, tha ai.
Nacionale të premten raportoi se Flori Beqiraj është i dyshuar për këtë sulm seksual.
Ai është punëtorë i kompanisë Eurosig, të cilët i thanë Nacionales se sapo të vërtetohet rasti, të njëjtit i shkëputet kontrata.

