Zëdhënësi i PDK-së: Partia jonë po bëhet gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se partia në të cilën bën pjesë po bëhet gati për ta rrëzuar qeverinë.
Këto deklarime ai i bëri në një paraqitje për Tëvë1, duke pohuar më pas se PDK-ja po kalon në një reformë, e reformat sipas tij janë të dhimbshme.
Veç kësaj, Abdullahu tha se një PDK e udhëhequr nga Memli Krasniqi si kryetar është alternativa kryesore e këtij vendi.
“Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga ajo ku po e dërgon kjo Qeveri. Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi “.
