Zbulohet propaganda ruso-serbe se gjoja armët e dhuruara për Ukrainën po nisen drejt Kosovës
Një llogari pro-ruse në Twitter ka publikuar një video të një veture gjoja me targa të Shqipërisë në një pyll, të ngarkuar me armatim. Sidoqoftë, një përdorues i këtij rrjeti social zbuloi se targat ishin të rreme.
Një llogari pro-ruse në Twitter, e quajtur “DONBASS Z”, të mërkurën publikoi një video ku shihet një veturë me targa të Shqipërisë në pyll. Kur dikush e hap bagazhin e veturës, shihen armë të rënda, të mbuluara me një mbulesë.
Cyberspec News, [7/12/2022 11:58 PM]
— DONBASS Z 🇷🇺 (@TrumpFix) July 13, 2022
[ Video ]
🇷🇸🇦🇱
Looks like Serbian reports that some of the weapons for Ukr are being diverted to #Kosovo are true.
The car in the video has Albanian plates
via AZ Military pic.twitter.com/mICAhuBBHS
“Duket se raportimet serbe se disa armë për Ukrainën po devijohen për në Kosovë, janë të vërteta. Vetura në video ka targa shqiptare”, thuhet në postimin e faqes pro-ruse. Ajo citon një faqe tjetër, gjithashtu pro-ruse, e quajtur “AZ Military”.
Megjithatë, një përdorues shqiptar i Twitter-it e ka zbuluar propagandën “e lodhët” ruso-serbe.
Ai ka publikuar fotografi të një veture tjetër, me të njëjtat targa, që është vënë në shitje në internet diku në Shqipëri.
Looks like they took the plates directly from google images. A quick search reveals the cheap propaganda https://t.co/G1tlEGLw4H pic.twitter.com/b2FDRIa300
— Dité G. (@GashiDite) July 13, 2022
“Duket se ata i morën targat drejtpërdrejt nga fotografitë në Google. Një kërkim i shpejtë e zbulon propagandën e lirë”, shkroi përdoruesi Dite G.