Ymeri me ‘ymyt’ që Kurti të mos jetë duke e ditur çka po flet për ShBA-në: Shpresoj që veç ‘freestyle’, qatypërqaty - NACIONALE

Ymeri me ‘ymyt’ që Kurti të mos jetë duke e ditur çka po flet për ShBA-në: Shpresoj që veç ‘freestyle’, qatypërqaty

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Visar Ymeri, ish-Kryetar i Vetëvendosjs, ka mbajtur ‘ymyt’ që Albin Kurti të mos ketë qenë i vetëdijshëm për komentet dhe vlerësimet e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilët tha se janë kundër sundimit të ligjit në veri të Kosovës, dhe kjo si qëndresë e tyre për të mbajtur të kënaqur Serbinë dhe tërhequr nga Rusia, për çka tha se “ky nuk është problemi im”.

Ymeri shterroi logjikën e pohimeve të Albin Kurtin, duke nxjerrë implikimet.

Postimi i Ymerit:

Si nuk qenka problem yni edhe largimi i Serbisë nga Rusia? A nuk është ndikimi rus në Evropë dhe rajon rrezikim i përgjithshëm i sigurisë, demokracisë e progresit? Një Serbi e lidhur ngushtë me Rusinë është një Serbi e fuqizuar ushtarakisht, autoritare përsëbrendshmi dhe e rrezikshme për secilin në rajon. Madje edhe e nxitur për tensionim të vazhdueshëm në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut. Për Albin Kurtin këto nuk qenkan problem i tij. Si bëhet që siguria e Kosovës nuk qenka problem i Albin Kurtit?

Në anën tjetër u paska thënë studentëve që ShBA kundërshton vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për këtë kemi mospajtime (të cilat realisht janë sanksione nga ShBA ndaj Kurtit). Problemi i dytë ky: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri meqë e sanksionojnë Kosovën kur e lufton atë.

Sëkëndejmi nuk qenka problem (i Kurtit) ndikimi rus në Serbi, por ndikimi amerikan në Kosovë.

A është duke e ditur Kurti se çka po flet? Apo thjeshtë është freestyling (çka t’i bjen në mend qatypërqaty). Po shpresoj që përnjëmend nuk po e din. Po shpresoj që këto qëndrime janë të rastësishme.

Lajme të ngjashme