Ymeri i SBAShK-ut: Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiç, ne do të konsultohemi me anëtarsinë - NACIONALE

Ymeri i SBAShK-ut: Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiç, ne do të konsultohemi me anëtarsinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, për Gazeta Blic, ka thënë se nëse Qeveria Kurti nuk plotëson kërkesa e tyre atëherë do të ketë një takim me anëtarësinë e SBAShK-ut ku do të konsultohen për veprimet e ardhshme.

Ymeri ka thënë se deri tani Qeveria nuk po tregon gatishmëri.

Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiç, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” ka thënë Ymeri.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj jave nuk kanë pasur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria e as nga Ministria e Arsimit.

Kujtojmë se janë bërë një muaj që nga shpallja e grevës së përgjithshme dhe deri më tani nuk ka ndonjë datë se kur do të përfundojë.

Lajme të ngjashme