Po dalin, a s'po dalin? Çka thanë deputetët konservatorë të VV-së - NACIONALE

Po dalin, a s'po dalin? Çka thanë deputetët konservatorë të VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e VV-së, Eman Rrahmani, e Visar Korenica folën dje për bindjet e tyre, që bien ndesh me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Në deklarimet e tyre, ata nuk kanë ndryshuar qëndrim për projek-kodin civil, që njeh bashkësitë civile të seksit të njëjtë. E kjo ishte një nga arsyet që dhjetra aktivistë të VV-së, përfshirë deputet, u përjashtuan nga gara në zgjedhjet e brendshme.

Për më shumë, së paku njëri nga ta, z.Rrahmani, nuk ka votuar në zgjedhjet e brendshme partiake, dhe arsyetimi ishte jashtëzakonisht qesharak.

Nuk kam qenë në Prishtinë”, theksoi Rrahmani në “Debat Plust” të TV Dukagjinit.

Ndonëse në dy studio të ndryshme, z.Rrahmani e z.Korenica, patën disa qëndrime të njëjta.

Kritikë të zgjedhjeve, kundër kodit

Rrahmani, që mori mbi 16 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021, në fillim foli për çështjen e zgjedhjeve të brendshme, duke deklaruar se nuk ka qenë aktiv në këtë proces. Sipas tij, ka dhënë mjaftueshëm për Qendrën e VV-së në Prishtinë.

Rrahmani theksoi se ka vërejtje për procesin e zgjedhjeve.

Vërejtjet e mia i kam për organizimin e zgjedhjeve dhe mungesës se tolerancës ndaj atyre që kanë qenë për kandidat. Në këtë pikë krijohet komisioni zgjedhor të cilët bashkë me kryesinë krijojnë kriteret për kanidat dhe pas kandidaturave, i marrin i shqyrtojnë dhe i vendosin cilët janë të përshtatshëm.”, ka deklaruar Rrahmani.

Ndërsa, në këtë pikë më i ashpër ishte Korenica, për të cilën Nacionale shkroi se u përjashtua nga gara për Qendrën e VV-së në Rahovec, i cili vlerësoi se ka tendenca të kontrollit në LVV.

Unë kështu them, ka tendencë të kontrollit. A ka të drejtë me kundërshtu, ka . Unë e kam përdorë të drejtën time me kundërshtu…Kur them tendencë e kontrollit, them për mos me rrëshitë gjërat në procesin negativ për organizatën, por kjo nuk ish dashtë me qenë pengesë për dikë me propozu dicka ndryshe brenda organizatës. Në rrethana tjera, po shihet që ka nevojë më shumë që të ketë zëra kritik brenda organizatës në mënyrë që të avancohet.”, vlerësoi ai në Kanal10.

Dy deputetët nga distanca u pajtuan edhe për projekt-kodin civil. Në fakt, që të dy ripërsëritën qëndrimin e tyre kundërshtues ndaj kësaj nisme ligjore që njeh bashkësitë civile të seksit të njëjtë.

Rrahmani theksoi se ka raporte të zbehta me disa nga kolegët e tyre deputetë të VV për shkak të projekt-kodit civil.

Vazhdoj të kem të njëjtat qëndrime absolutisht. Ai kod me ato nene të njëjta nëse vjen në Kuvend do të ketë votën time të njëjtë”, ka shtuar tutje Rrahmani.

Madje, disa prej tyre i quajti servil.

Jo, më kanë shkruar edhe mua lidhur me këtë çështje dhe besoj se janë dy linja që i fryjnë kësaj çështje. Njëra, nga disa deputetë të Lëvizjes, janë dy-tre po e them kështu, deputetë servilë të cilët mundohen të përfitojnë prej çdo situate dhe shkojnë te secili deputet ku thuhet se do të largohen prej Vetëvendosjes”, deklaroi deputeti Rrahmani, që refuzoi të përmend emrat e deputetëve.

Për shkak të qëndrimeve të tyre kundër projekt-kodit civil, Korenica paralajmëroi edhe përjashtime.

Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që ështrë në Kuvend.”, theksoi Korenica.

Por, në fund, Korenica pati fjalë të mëdha për Kurtin.

Për aq sa unë jam në dijeni nuk ka pasë dijeni me sfidu Albinin. Por nuk besoj, dhe jam i bindur që nuk ka person që e sfidon. Kjo për arsye se këtu ku është Lëvizja është meritë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetë këtë rrugëtim, pra është problem me u sfidu”, tha ai.

Kujtojmë që të dielën Albin Kurti u rizgjodh kryetar i VV-së, gjersa procesi u kritikua nga shumë si jodemokratik.

Lajme të ngjashme