Yamal shtang portierin, shënon gol të jashtëzakonshëm
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka treguar edhe një herë talentin e tij të jashtëzakonshëm, duke realizuar një supergol ndaj Interit dhe duke ngushtuar rezultatin në 1-2.
Në një aksion individual mbresëlënës, Yamal mori topin dhe depërtoi me shpejtësi drejt zonës kundërshtare dhe lëshoi një goditje të fuqishme, e cila e la të shtangur portierin e Interit.