Watford shfaq interesim për Rey Manajn
Skuadra angleze, Watford, ka shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.
Pas një sezoni pozitiv të kaluar te Spezia, Manaj vendosi që të rikthehet te Barcelona, klub i cili e ushtron kartonin e tij. Shtypi spanjoll bën të ditur që Barcelona është në negociata me Watford për ta gjetur ujdinë e duhur për shitjen e lojtarit në drejtim të Anglisë.