“Ua punojmë pas shpinës, natën ua vjedhim lojtarët”: Gazetari nga Shqipëria me deklaratë të fortë për rastin e Etnik Brrutit - NACIONALE

“Ua punojmë pas shpinës, natën ua vjedhim lojtarët”: Gazetari nga Shqipëria me deklaratë të fortë për rastin e Etnik Brrutit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari nga Shqipëria, Gëzim Sinemati, ka reaguar ashpër pas largimit të kapitenit të Kombëtares U21, Etnik Brruti.

Sinemati ka thënë se problemi qëndron mes dy federatave. Sipas tij, Shqipëria po ia vjedh Kosovës lojtarët natën pas shpinës.

“Ne kemi marrë gjithë kohën prej tyre, Kombëtaren e kemi dhuratë prej tyre. Sa më shumë varfërohet toka jonë, më shumë do të marrim prej tyre. Nuk i marrim lojtarët me marrëveshje, duke punuar natën. Ditën themi jemi bashkë, natën vjedhim lojtarë. Federata Shqiptare të punojë pas shpinës nuk është mirë”, tha Sinemati në Top Channel.

Sipas tij, Shqipëria i do lojtarët e gatshëm.

“Po flasim për raportet e federatave. Raportet nuk janë të ndershme. Neve gjith kohën bëjmë hile, shyqyr zotit kemi ata, nuk nxjerrim lojtarë këtej, por i duam të gatshëm”, tha Sinemati.

Lajme të ngjashme