Tahiri i Aleancës kërkon takim me Deharin për koordinimin e seancës së radhës - NACIONALE

Tahiri i Aleancës kërkon takim me Deharin për koordinimin e seancës së radhës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar takim me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për përgatitjen e seancës së radhës.

Tahiri tha se seanca, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

Ai ka propozuar që takimi të zhvillohet sot, deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit.

Pas takimit, Tahiri ka paralajmëruar deklarim për media në hollin e Kuvendit.

Lajme të ngjashme