Pas “rebelimit” të AAK-së dhe PDK-së, sot bëhet e “gjallë” edhe LDK-ja e Abdixhkut: Çka do të vendosin? - NACIONALE

Pas “rebelimit” të AAK-së dhe PDK-së, sot bëhet e “gjallë” edhe LDK-ja e Abdixhkut: Çka do të vendosin?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do t`i mbledh deputet e kësaj partie.

Pas “rebelimit” të AAK-së dhe PDK-së, edhe LDK-ja sot të vendos se cilat do të jenë metodat për kundërshtimin e pushtetit.

Gazeta Nacionale dje pa publikuar një mesazh që Abdixhiku ua ka dërguar deputetëve të LDK-së.

Aty thuhet se pas diskutimeve do të vendosin se cila do të jetë rruga përpara.

“Të nderuar, Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora 14:00, në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake. Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj. Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri”, është thënë në mesazhin e Abdixhikut.

“Rebelimi” i AAK-së dhe PDK-së

Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar nga e shtuna, kur deputetja e AAK-së e ka gjuajtur me vezë në Kuvend liderin e VV-së, Albin Kurti.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka dytë që ka filluar aksionet në Kuvend për të kundërshtuar mosthirrjen e seancës konstituive.

Sot, deputetët e kësaj partie në mëngjes kishin bllokuar edhe hyrjen kryesore të Kryeministrisë për të ia pamundësuar hyrjen në zyre kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gjithashtu, kjo parti i ka shkuar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari.

Në letrën, e cila mban nënshkrimin e Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkohet deputetit Dehari që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për nesër në orën 11:00.

Letra në detaje ia rikujton deputetit të VV-së obligimet kushtetuese që ka si deputeti më i moshuar i Kuvendit të Kosovës.

I nderuar z. Dehari, Po ju shkruaj sërish, në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që nesër, më 14 gusht 2026, në ora 11.00 të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në letër, duke rikujtuar shkeljet e Kushtetutës dhe aktgjykimit të Kushtetueses.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë. Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, është thënë në letrën e PDK-së.

Lajme të ngjashme