Drita e Ballkani e nisin me fitore pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës - NACIONALE

Drita e Ballkani e nisin me fitore pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni në fuqi, Ballkani dhe Drita, e kanë nisur me fitore pjesën e dytë të sezonit, duke shënuar fitore ndaj Dukagjinit dhe Malishevës, respektivisht.

Suharekasit shënuan fitore minimale në shtëpi ndaj skuadrës nga Klina, me një gol të frymës së fundit, e në anën tjetër Intelektualët e mposhtën 2:0 Malishevën.

Sa i përket ndeshjes në Suharekë, Ballkani e dominoi takimin ashtu siç pritej, por fitoren e mori vetëm në fund.

Ata shënuan dy gola fillimisht, por që u anuluan për pozitë jashtë loje.

Goli i fitores erdhi në minutën e pestë shtesë, kur Sunday Adetunji e çoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:0.

Në anën tjetër, Drita me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, rrugëton drejt titullit kampion sigurt.

Besnik Krasniqi shënoi golin për 1:0 në minutën e 61-të dhe po i njëjti nga penalltia e dyfishoi 17 minuta më vonë.

Më nuk pati ndryshime dhe me rezultatin 2:0 përfundoi takimi në Gjilan.

Lajme të ngjashme