VV-ja organizon tubim mbështetës për Shaip Kamberin, merr pjesë edhe kryeministri Kurti - NACIONALE

VV-ja organizon tubim mbështetës për Shaip Kamberin, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot tubim mbështetës për kandidatin shqiptar për Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, Shaip Kamberi.

Kjo parti politike ka bërë me dijes se në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Në 17 dhjetor mbështesim Listën "Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi". Vëmendja dhe mbështetja jonë e parezervë është për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Në 17 dhjetor do të ketë zgjedhje në Serbi, ku aktualisht udhëheq një regjim antishqiptar, e një president si Vuçiqi, i cili ëndërron të rikthehet në pozitat e paraardhësit të tij, Milosheviqit. Është e domosdoshme që shqiptarët në këto zgjedhje të marrin pjesë masivisht, dhe të votojnë Listën e përbashkët të pesë subjekteve shqiptare. Në këtë listë bartës do të jetë Shaip Kamberi (PVD), dhe mbështetet nga Ragmi Mustafa (PDSH), Shqiprim Musliu (LPD), Naser Azeri (UDSH) dhe Armend Aliu (Lëvizja për Luginën)”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Sipas kësaj partie, përçarja nuk i favorizon shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Pesë partitë politike shqiptare janë bashkuar, tash edhe votuesit shqiptarë duhet të bashkohen. Përçarja, në këtë moment nuk i shërben demokracisë, por Vuçiqit. Është e domosdoshme që shqiptarët të përfaqësohen në parlament nga zëra të pavarur dhe me integritet moral e patriotik. Kritikat që Shaip Kamberi ia ka bërë regjimit të Vuçiqit që nga parlamenti i Beogradit, kanë qenë me vlerë të madhe kombëtare, sepse i kanë dhënë zë shqetësimeve reale të shqiptarëve të Luginës, të cilët janë trajtuar posaçërisht keq nga qeveria Vuçiq. Organizata ndërkombëtare me besueshmëri, si Amnisty International, kanë vlerësuar që ky regjim ka bërë spastrim etnik me metoda administrative kundër shqiptarëve në Luginë, duke pasivizuar adresat e tyre. Është koha pra që të mbahet një qëndrim i qartë kundër kësaj qeverie dhe bashkëpunëtorëve të saj”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Lajme të ngjashme