VV-ja e bojkoton, dështon mbledhja e komisionit ku do të diskutohej peticioni i Sindikatës së Policisë - NACIONALE

VV-ja e bojkoton, dështon mbledhja e komisionit ku do të diskutohej peticioni i Sindikatës së Policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

KosovaPress raporton se ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku parashihej të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sipas KP-së, mbledhja ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në mbledhje kanë munguar deputetët e VV-së, partisë në pushtet.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin deputetja Ariana Musliu-Shoshi (PDK), Marigona Geci (LDK), Albana Bytyqi (AAK) dhe Duda Balje, që është njëherit kryetare e këtij komisioni.

Lajme të ngjashme