Vuçiq i del kundër Putinit, thotë se Serbia nuk do t’i njohë referendumet në Ukrainë - NACIONALE

Vuçiq i del kundër Putinit, thotë se Serbia nuk do t’i njohë referendumet në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të njohë rezultatet e të ashtuquajturave referendume të mbajtura në katër rajone të Ukrainës, pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Duke folur për gazetarët, Vuçiq tha:

"Serbia ... nuk do t’i njohë ato (referendumet), pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së."

Beogradi normalisht ka lidhje të forta me Moskën; Serbia është e varur vetëm nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Por lidhur me referendumet, Vuçiq më tej tha se:

“Ne po mbrojmë integritetin tonë territorial dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë integritetin territorial të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”.

Lajme të ngjashme