Vuçiq shihet i dehur në panairin e verës, para se të takohet me Edi Ramën
Në Beograd u mbajt panairi Wine Vision of Open Balkans, ku nikoqir i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili nuk e fshehu se sa shumë e do verën.
Gjegjësisht, shikuesit kanë mundur të shohin degusimin e verës së Vuçiqit për më shumë se një orë në televizione të caktuara, ndërsa vetë presidenti i Serbisë është mburrur se ai mund të “pijë shumë”.
“Kam pirë më shumë se 100 gota, dhe nuk më ka ndodhur asgjë”, u mburr presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv.
Në një moment, këshilltarja për media Suzana Vasiljeviq ka tentuar t'i marrë një gotë Vuçiqit dukshëm të gëzuar, por ai ia ka rrëmbyer dhe ka vazhduar të pijë.
Pijani Vucic šikanirao svoju savetnicu, koja je pokušavala da mu otme čašu i da ga urazumi. Da pazi i da može napraviti skandal, pošto je bio vidno pijan..
— Aleksandar R - Feljton.rs (@FeljtonRs) September 1, 2022
Vučić je oteo nazad njegovu čašu, a njoj rekao da se skloni od njega, kada ga je uhvatila pod ruku da ne padne.. pic.twitter.com/N4woDKZTjq
“Thjesht do ta provoj”, tha Suzana Vasiljeviq, e cila pasi piu një gllënjkë filloi t'i vendoste gotën e Vuçiqit në stendë, por ai u shpreh i prerë: "Jo, jo, jo..." pastaj përsëri mori një gotë verë nga tribuna.
“Ajo ka frikë se kam pirë shumë, mirë”, tha presidenti serb kur mori gotën e tij, për të cilën Suzana Vasiljević vazhdoi me komentin se nuk ishte “frikë”, por se “kryeministri shqiptar po pret për atë".
Në një moment, Vasiljeviq tentoi t'i kapte për dorë Vuçiqit, por ai u largua. /Nacionale/