Vuçiq publikon foto me Ramën: Krenar me miqësinë me Shqipërinë - NACIONALE

Vuçiq publikon foto me Ramën: Krenar me miqësinë me Shqipërinë

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar Edi Rama ku shihen bashkë buzë lumit Sava në Beograd.

Vuçiq tha se ndjehet krenar me miqësinë e krijuar viteve të fundit me shtetin shqiptar.

“Krenar me projektin “Beogradi në ujë” dhe me miqësinë me Shqipërinë që e kemi vendosur në këto vitet e fundit”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndryshe, dje në Beograd ka nisur zyrtarisht Panairi i Verërave ku marrin pjesë 333 ekspozues dhe është i pari që mbahet pas marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Lajme të ngjashme