Vuçiq për krerët shtetërorë kosovarë: S'e di pse duan telashe çdo javë - NACIONALE

Vuçiq për krerët shtetërorë kosovarë: S'e di pse duan telashe çdo javë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Tiranë, në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nga atje ai ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku raportohet edhe për shpërthime.

Vuçiqi rreth kësaj çështjeje ka thënë se telashet janë krijuar nga krerët shtetërorë kosovarë, duke pyetur se cila është arsyeja që këta duan tensione çdo javë.

Mirë që sipas të dhënave të deritanishme nuk kemi asnjë informacion për të lënduar. Nuk e di se çfarë i shtyn këta persona. Nuk e kam të qartë pse duan të shkaktojnë tensione çdo javë”, u shpreh ai nga Tirana, transmeton mediumi serb Tv Pink.

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, ka raportuar se anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë ‘me forcë’ në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo sipas tyre ka bërë që të shpërthejë rebelimi nga disa qytetarë.

Siç mëson kjo gazetë, janë dëgjuar dy shpërthime ndërsa nga ndërtesa kanë dalë anëtarët e komisionit në fjalë dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sipas asaj që mësuam në vend, anëtarët e Komisionit Komunal, me asistencën e Policisë, kanë hyrë me forcë në ambientet e komunës, kanë thyer dyert dhe kanë ndërruar bravat, para se të dalin nga ndërtesa,” – shkruan ky medium.

Lajme të ngjashme