Vuçiq pas takimit me Cholletin: ShBA ta përdorë ndikimin që Prishtina t'i përmbush marrëveshjet - NACIONALE

Vuçiq pas takimit me Cholletin: ShBA ta përdorë ndikimin që Prishtina t'i përmbush marrëveshjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka dhënë detaje pas takimit me këshilltarin speical të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Instagram, Vuçiq ka thënë se në takim, “shprehu pritjen që ShBA-ja të përdorë ndikimin e saj për të inkurajuar Prishtinën që t’i përmbushë detyrimet e saj”.

“Një bisedë kuptimplote dhe e hapur me këshilltarin special @statedept Derek Schole. Shpreha pritjen që SHBA të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet e pranuara dhe të nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialogu në frymën e sinqeritetit dhe çiltërsisë, shkëmbimi i propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Chollet pritet që më pas të zhvillojë takime ndaras me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Çka ndodhi gjatë vizitës në Kosovë?

Chollet përveç takimeve që i pati me liderët shtetërorë dhe ata opozitarë, takoi edhe anëtarë të shoqërisë civile si dhe gazetarë.

Në një takim me këta të fundit, ai deklaroi se Kosova duhet të përmbushë zotimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke.” – ka thënë Chollet.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit pas takimit ka bërë të ditur se diskutuan rreth dialogut, si dhe planit franko-gjerman, të cilit tash po i referohet si plani evropian.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.” – bëhet e ditur mes tjerash.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kanë folur rreth “zhvillimeve të fundit në rajon”.

“E gëzuar që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga qeveria e ShBA-ve, të udhëhequr nga nënsekretari Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë parësore të angazhimit amerikan. Mbetemi të përkushtuar në forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-ShBA,” – ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme