Vuçiq: Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për “dështimin” e procesit të dialogut.
Në një intervistë për televizionin “B92” në Beograd, Vuçiq tha të enjten mbrëma, se për këtë çështje ka kërkuar edhe ndihmë nga shtetet perëndimore.
“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, theksoi ai.
Sipas tij, nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.
“Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”, tha presidenti serb.
Vuçiqi tha edhe se është i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë.
Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi sot Vuçiqin për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik. Kurti tha se Vuçiqi me qëllim edhe po e vonin krijimin e Qeverisë në mënyrë që të mos i vë sanksione Rusisë.