Vuçiq flet për dialogun me Kosovën: Besoj se mund të vazhdohet në ton konstruktiv
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur optimist për vazhdimin e dialogut me Kosovën.
Në konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai ka thënë se në takim është diskutuar edhe për këtë proces.
Ai beson se dialogu Kosovë – Serbi mund të vazhdohet në ton konstruktiv.
“Kemi diskutuar për dialogun Beograd – Prishtinë. Besoj se mund të vazhdohet në ton konstruktiv. Nuk dua ta përdori rastin për ta kritikuar ndokënd, vetëm dua të them se për tango duhen dy”, ka thënë Vuçiq.